Teuta është një nga skuadrat që ka pësuar më shumë largime deri më tani.
Adolf Selmani, Sherif Kallaku, Pepi Gorgiev dhe Bobi Celeski e kanë mbyllur me kampionët në fuqi.
Drejtuesit e Teutës tani po punojnë për afrimet dhe është arritur akordi për të rikthyer një sulmues. Duket se ka mbetur vetëm firma, që Rubin Hebaj të jetë sërish i “Djemve të detit”.
Hebaj luajti për një vit te Shkëndija dhe rikthehet në Durrës për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.