“DurrësLajm” ka siguruar videon e plotë të pamjeve që kanë filmuar kamerat e sigurisë gjatë vendosjese së tritolit pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Personi që duket në videon e mëposhtme nxjerr nga xhepi lëndën plasëse, e ndez, e vendos në portën hyrëse të shtëpisë së kreut të federatës dhe largohet me shpejtësi.

Më pas, në vendngjarje mbërrin menjëherë efektivët e policisë.

Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë djali dhe bashkëshortja e kreut të federatës.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme, momenti i shpërthimit është në minutën: 1.15