DurrësLajm” ka siguruar foton e 34-vjeçarit Arlen Hasanaj, në momentin kur e kanë ndaluar forcat e policisë.

I riu është arrestuar mbrëmë, si i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Në identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar të ngjarjes së rëndë që ndodhi në qytetin e Durrësit mbrëmjen e së hënës, kanë ndihmuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur lëvizjet e autorit para, gjatë dhe pas vendosjes së eksplozivit.

Kamerat e sigurisë së pallatit ku jeton, hyrje-daljet në pallat si dhe krahasimi i identitetit të tij, duket se kanë tradhëtuar personin që dyshohet se ka vendosur lëndën shpërthyese në banesën e kreut të FSHF-së.

Për blutë e Durrësit është ende i paqartë motivi që e ka dërguar Hasanajn drejt një veprimi të tillë dhe nëse ka ndonjë konflikt me Armand Dukën.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke lëvizur me një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra.

Hasanaj gjithashtu është parë përmes ndjekjes së itinerarit të tij nga kamerat e sigurisë në zonë, të futet edhe në një pallat në Durrës.

Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.

Kliko këtu për të dhënat e biznesit, që Hasanaj kishte në pronësi.