Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë Durrës dhe atë të Rrogozhinës për manipulim të vullnetit të qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit në këto bashki.
Sipas PD, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje, ndërsa ajo e Rrogozhinës ka punësuar 29 persona vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.
“Është zyrtare, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje. Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara. “, shkruan ndër të tjera Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD.
Partia Demokratike shkruan ndër të tjera se “nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme“.
Postimi i plotë:
Kujtojmë se disa ditë më parë iu drejtua bashkisë së qytetit bregdetar me një kërkesë për informacion, ku i kërkon më shumë informacion lidhur me pretendimet e ngritura nga partitë PD dhe LSI se Bashkia Durrës ka paraqitur për miratim në Këshillin Bashkiak vendimin për miratimin e listës për 526 familje që përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit, për ndërtesat e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 shuma që variojnë nga 100-500 mijë lekë.
Lexo më tepër duke klikuar linkun e bashkangjitur: