Pamje spektakolare ka dhuruar perëndimi i diellit sonte në Durrës.
Qielli i përflakur në horizont reflektonte mbi ujërat e Adriatikut duke i dhënë një shkëlqim të pazakontë.
Mjaft qytetarë, përveçse shijuan spektaklin e natyrës, bënë edhe fotografi, ndërsa “DurrësLajm” e ka bërë “traditë” tashmë postimin e tyre.
Disa foto magjepsëse u fiksuan edhe nga NOA/LSA.