Teuta pësoi një humbje përballë kryesuesve të kampionatit, Tiranës, në “Elbasan Arena”, me shifrat 0-2.

Tekniku i durrsakëve, Renato Arapi dha opinionin e tij për këtë sfidë.

Keqardhja më e madhe?Normalisht që nuk është mirë ta nisësh ndeshjen aq shpejt me gol të pësuar. Ajo që më shqetëson është goli i dytë sepse gjithë këto ditë jemi përqendruar te ajo  pjesë. E dinim që Tirana do të mundonte të gjente sulmuesin me top të gjatë, ose të kapnin hapësirat me Seferin dhe Xhixhën dhe për këtë më vjen keq.

Nuk krijuat një mundësi.Tirana është nga ato ekipe që në momentin që do mundohesh të qarkullosh topin, i transmeton mirë dhe është ekip që duhet të ruash ekuilibrat. Ne e kishim rastin me Hebaj që  nuk arriti të realizonte dhe duhet po të kishim barazuar mund të ndryshonte rrjedha e lojës.

Mungesa e eksperiencës.Pa hequr meritat e lojtarëve të Tiranës sepse thuajse pjesën më të madhe të kampionatit golat Seferi i ka shënuar në atë mënyrë. Përveç pjesën e eksperiencës besoj se është dhe pak neglizhencë. Pjesa e mbrojtjes është kryesore dhe duhet të jemi të përqendruar deri në fund.

Ekuilibri në mbrojtje?Ne e dimë se ku e kemi problemin. Vazhdojmë të punojmë në këtë pjesë. Nuk mund të flasim për ekipin e vjetshëm sepse ishte tjetër gjë. Por që nuk duhet të mërzitemi dhe të vazhdojmë punën, sepse me punë mund të rregullojmë diçka.