Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako u përball me dy rivalët e saj, Ardian Muka nga koalicioni “Shtëpia e lirisë” dhe Luan Hoti nga PD.
E pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, në një lidhje live me emisionin “Opinion”, se cilin konsideronte rival më të fortë gjatë fushatës elektorale, Sako u përgjigj se ajo dhe PS i kishin konsideruar si një kandidat i vetëm dy emrat që vinin nga opozita.
“Nuk i kam konsideruar si dy kanidatë të ndarë, por i kemi konsideruar si një kandidat i vetëm, si një forcë politike. Nuk jam marrë shumë me fushatën e tyre, jemi angazhuar në fushatën me qytetarët”,– u shpreh Sako.
E pyetur se cilët do të jenë prioritetet gjatë mandatit të saj 1-vjeçar në krye të Durrësit, Sako u ndal tek investimet e rëndësishme si programi i rindërtimit, projekti i portit turistik dhe atij të mallrave, projekti i amfiteatrit dhe shëtitores bregdetare, mbarëvajtja e sezonit turistik etj.