Protestës së sotme të qytetarëve durrsakë i është bashkuar dhe ish-kandidati për bashkinë e Durrësit, Ardian Muka.

Muka i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” ka ndarë në adresën e tij në “Facebook” disa foto, tek të cilat shihet në mesin e qytetarëve, që protestonin kundër rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit.

Në mbështetje të protestës mbi çmimin e lartë të karburanteve dhe të ushqimeve. Jam njëri prej jush”, shkruan Muka në statusin që shoqëron fotot e mëposhtme.