Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish anijen me flamur rus, që po porpunohet në portin e Durrësit.
Berisha thotë se anija është refuzuar nga Franca që të shkarkojë në brigjet e tyre, ndërkohë që qeveria shqiptare ka dhënë leje që këto mallra të shkarkohen në Durrës.
Për këtë anije, gjatë ditës së djeshme, ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës pretendoi se ishte marrë me qera nga një kompani britanike, ndërsa Berisha thotë se qeveria shqiptare ka shkelur embargon e vendosur ndaj Putin.
Postimi i Berishës:
Ja se kush po ndihmon Putinin!
Anija ruse nen sanksione me gjithe denoncimin tim te meparshem po perpunohet ne portin e Durresit.
Ajo nuk ka grure por tuba etj.
Ajo nuk hyri dot ne portet e Frances!
Lexoni mesazhet e denoncimit dhe shikoni fotot e qytetarve dixhital! sb
Kush ndihmon Putinin qeveria qe shkel embargon ndaj tij apo protestuesit qe jane ngritur te rrevoltuar kunder kesaj qeverie?
Doktor mirdita.
Se pari ju uroj nje dite te mbare !
Se dyti po ju sjell nje info per anijen ruse qe ju patet denoncuar per tu futur ne Portin e Durresit.
Ato po pregatiten per ta perpunuar.
Doktor mirmbrema. Turp me te madh se Kryeministri qe thote “protestuesit Jane turp se protestojne kur ne Ukrahine behet lufte” nuk ka. Quan turp popullin qe proteston per cmimet, e nga ana tjeter bashkepunon me Ruset.
Kishte mbi 10 dite nje anije Ruse e ndaluar nga cdo Port i europes te ankorohej qe rrinte ne ujrat nderkombetare e tashme e pranuan te hy ne portet shqiptare. Franca e rrefuzoi ( https://ëëë.maritime-executive.com/…/french-navy… ) ne e pranuam. Dhe nje nga kompanite me te listuara per embargo, ( https://ëëë.spisok-putina.org/en/personas/fradkov-4/ ) nderkohe qe KM e batonovici thone turp ju qe protestoni kundra ukrahines, por nga ana tjeter bashkepunojne me Rusin.
Spak duhet te hetoj, si Jane lejuar te procedojne institucionet Shqiptare qe Kane lejuar kete anije te hy, kur drejtoria e doganave ka shperndare buletinin e fletores zyrtare te Bashkimit Europian per embargon e subjektet e ndaluara. Japin urdher te fusin anijen, po’ nuk mbajne asnje pergjigjesi e nuk firmosin asnje shkrese, por vec urdherojne me goje.
Doktor turp eshte km qe qan per Ukrahinen e bashkepunon me Rusin, Jo populli qe proteston. Me poshte Jane foto e anijes, dhe fletorja zyrtare e Bashkimit Europian per te gjitha subjektet Ruse qe doganat duhet te ndalojne
Nuk ka grure e drithera anija. Ka tuba e paisje makineri, nuk e di tamam.
Fotot po ti hapsh nje nga nje shef te gjitha materialet , anijen Ruse, te dhenat e pronareve Rus, fletoren zyrtare te BE, pozicionin e ankorimit te anijes, dhe refuzimin qe franca i ka bere e nuk e la lejuar te hy ne France.