Vazhdon momenti jo i Laçit në kampionat. Bardhezinjtë u mposhtën 0-1 nga Teuta, që siguroi tre pikë të rëndësishme, që qetësojnë kampionët në fuqi.

Djemtë e Mirel Josës dominuan takimin, Julian Shehu goditi traversën në pjesën e parë (devijim i Qirkos), teksa portieri durrsak i mohoi golin me kokë Serxho Ujkës.

Teuta priti momentin e saj dhe ndëshkoi kundërshtarin në minutën e 73-të me anë të Rubin Hebajt, i cili kishte pak minuta që ishte futur në fushë.

Laçi iu afrua golit të barazimit me anë të Sebastian Spahiut, por nuk ia doli dot dhe regjistroi takimin e pestë pa fitore.

Bardhezinjtë nuk humbisnin dhe nuk pësonin gol në shtëpi prej 16 tetorit të vitit të kaluar (0-14 ndaj Egnatias).

Suksesi i dytë radhazi jashtë fushe për Teutën, që është ngjitur në kuotën e 31 pikëve.