Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Durrës, teksa Policia njofton se ka vënë në pranga dy autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” shtetasit M. M., banues në lagjen nr. 8 dhe S. B., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5 Durrës.

Shtetasi M.M. akuzohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin K. H.; ndërsa S.B. ka goditur me mjet prerës shtetasin D. K., 51 vjeç.

Sipas policisë, të dy rastet kanë degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, pas konflikteve për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.