Më në fund kapet hajduti serial në Durrës, autor i një sërë vjedhjesh në qendër të qytetit.

Pas publikimit të 3 vjedhjeve të dokumentuara nga kamerat e sigurisë së bizneseve dhe shtëpive private, të cilat “DurrësLajm” i ka publikuar në harkun kohor të pak ditëve, policia ka bërë ndalimin e 40-vjeçarit P.P.

Megjithëse 40-vjeçari shfaqet në të gjitha videot kur kryente vjedhje në lagje të ndryshme me të njëjtën veshje, një xhup ngjyrë blu me kapuç dhe mbishkrimin “Kf. Kastroti”, policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Mësohet se ai është ndaluar paraditen e sotme, ndërkohë që të dhëna më të hollësishme pritet të jepen në një njoftim zyrtar të policisë.  

Vjedhjet e dokumentuara përmes pamjeve të kamerave të sigurisë: