Stadiumi “Niko Dovana” është gati për të pritur ndeshje zyrtare pas 8 muajsh i mbyllur. Fusha është rinovuar totalisht dhe tapeti pritet të jetë funksional në të gjithë parametrat deri në fund të muajit.
Burime në klub tregojnë se gjasat më të mëdha janë që fusha të përurohet më 30 mars, kur Teuta luan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Laçit.
Gjithsesi, tapeti do të inspektohet edhe një herë këto ditë, në një kohë që rritja e temperaturave i bën shumë mirë barit natyral.