Këshilli bashkiak i Durrësit do të mbajë ditën e nesërme, e mërkurë më 23 mars, mbledhje jashtë radhe me një pikë në rend dite.

Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit: “PËR RIALOKIMIN E FONDEVE TË PËRFITUARA NGA FONDI I RINDËRTIMIT I BUXHETIT TË SHTETIT, TË PASHPENZUARA NË VITIN 2021, QË DO TË TRASHËGOHEN NË VITIN 2022″

Mbledhja do të zhvillohet online në orën 10.

Kjo pikë pritej të kalonte për shqyrtim dhe miratim që në mbledhjen e shkuar të Këshillit Bashkiak Durrës, që u mbajt më 25 shkurt, por u hoq nga rendi i ditës.