Një tjetër shtetas është arrestuar nga policia e Durrësit, i cili akuzohet për vjedhje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Durrësit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh. B., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës, pasi ka vjedhur në automjetin e shtetasit E. M., një çantë me 220.000 lekë të rinj dhe disa dokumente.”, thotë policia.

Duke marrë shkas nga vjedhjet e ndodhura ditët e fundit, për zbardhjen e të cilave u zhvillua operacioni “Seriali”, Policia e Durrësit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të vjedhjes së pronës dhe pasurisë së tyre, duke u garantuar se do t’u vijë në ndihmë në çdo kohë.