2 deklarata të ndryshme vijnë në harkun kohor të pak minutave nga 2 adresa zyrtare të PD dega Durrës, një që drejtohet nga përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit dhe tjetra nga kryetari i komanduar, Luan Hoti.

Kjo e fundit, ndërsa ka ndarë foto nga mbledhja e sotme me strukturat drejtuese thekson se “kundërshton me forcë procesin e manipuluar të zgjedhjeve të njëanëshme që po zhvillohen në Durrës”.

Këtu vlen të theksohet se ndryshe nga selia e PD në Tiranë, e cila pas vendimit të gjykatës u vu nën administrimin e Komisionit të Rithemelimit që largoi dritaret dhe dyert e blinduara, në Durrës selia lokale mbahet ende nga mbështetësit e ish-kryetarit Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit kanë bërë me dije oraret në të cilat do të zhvillohen mbledhjet e grupseksioneve.

Ish-kryeministri Berisha pas vendimit të Gjykatës, që njohu Kongresin e datës 11 dhjetor lajmëroi mbajtjen e zgjedhjve për krerët e PD-së në rrethe datë 20 prill, ndërsa kongresi i radhës i kësaj partie do të mbahen ne fund të prillit.