Deputeti i Partisë Demokrtaike në Durrës, Ferdinad Xhaferaj ka zhvilluar disa takime me demokratët në zonën e Spitallës.

Në postimin e tij në “Facebook”, Xhaferaj shkruan se takimet janë zhvilluar në kuadër të angazhimit për një PD fitimtare.

Ai shprehet se “mënyra e menaxhimit të procesit të “bashkimit” dhe zgjedhjet që po mbahen aktualisht nuk përfshijnë më shumë se 20% të anëtarësisë.”

Xhaferaj shton se procesi për bashkimin e PD-së nuk është as bashkues dhe as frymëzues.

Postimi i plotë

Një përmbledhje nga takime të mbajtura në Degën e PD Durrës dhe në zonën e Spitallës.

Angazhimi për një PD fitimtare, larg së shkuarës dhe retorikës dhe veprimeve përcarëse, vazhdon me intensitet dhe përkushtim.

Plot të rinj demokratë si edhe kontribues ndër vite janë të qartë se mënyra e menaxhimit të procesit të “bashkimit” dhe zgjedhjet që po mbahen aktualisht nuk përfshijnë më shumë se 20% të anëtarësisë. Pra, nuk është as një proces bashkues dhe as frymëzues.