Spartak Braho, Bardhyl Agasi dhe Paqësor Zeneli janë ndër delegatët veteranë që iu bashkuan sot Kongresit të PS.
3 socialistët e orëve të para në Durrës, pavarësisht ulje-ngritjeve në rrugëtimin e tyre politik përgjatë këtyre 31 viteve të fundit, ishin pjesë sot e trupës prej mijëra delegatë nga mbarë vendi.
Me 31 vite më shumë mbi shpinë, që nga kongresi i parë i kësaj force politike në vitin 1991, Braho, Agasi dhe Zeneli ishin sërish sot aty për të shprehur mbështetjen e tyre për formacionin politik, që qeveris vendin tashmë në mandatin e tretë radhazi.