Gjykata ka vendosur ditën e sotme masat e sigurisë për 3 punonjësit e portit të Durrësit, cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19-vjeçari Rufan Belshaku.

Mësohet se tre punonjësit e akuzuar kanë marrë masat si më poshtë:

-Nazmi Varaku – Neni 289 Kodit Penal “Arrest me Burg”

-Rendi Biçaku – Neni 289 Kodit Penal-” Arrest me burg”

-Bledar Troplini- Neni 289 Kodit Penal- “Arrest me burg”

Kujtojmë se më herët Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë pak ditë më parë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-Rendi Biçaku, 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.

-Nazmi Varaku, 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.

-Bledar Troplini, 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi Rufan Belshaku është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.