Policia Rrugore e Durrësit ka bërë bilancet e javës që lamë pas, për ndëshkueshmërin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 16 patenta.

Ndërkohë, gjatë një jave janë vendosur 1278 masa adiministrative për shkelje të ndryshme.

Postimi i plotë:

Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë pezulluar 16 leje drejtimi, nga të cilat 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 8 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1278 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

– 267 masa administrative për parakalime të gabuara;
-114 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
-198 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
-8 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
-202 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-7 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-6 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
-12 masa administrativr për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse.
-464 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.