Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. M., 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.