Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin mes dy kunetërve në Durrës, i cili përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre.

Bëhet me dije se i plagosuri, Spiro Toli është ndarë nga gruaja e tij dhe e ka dërguar atë tek familja e saj.

Ndërkohë, vëllai i gruas, Festim Hoxha nuk është pajtuar me vendimin e Tolit dhe i ka shkuar në shtëpi për të sqaruar situatën. Ndërkohë Toli i ka thënë se janë ndarë pasi nuk e donte më motrën e Hoxhës.

Pasi janë gridur Hoxha e ka qëlluar kunatin e tij me thikë dhe më pas është larguar.

Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.