Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mes dy vëllezërve në Durrës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Egzon Oruçi u konfliktua më vëllanë, 27-vjeçarin Benard Oruçi dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës.

Mësohet se vëllai i madh, Bernard Oruci, kishte vendosur alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi për të ngrënë syfyr. Zhurmat i kanë prishur gjumin vëllait të vogël 20-vjeçar, që në acarim e sipër e ka goditur me thikë brenda shtëpisë 27-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit.