Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Durrës.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Sukthit, dhe në të janë përfshirë 5 automjete.

Për momentin raportohet vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor dhe policia po shkojnë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.