Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika në lagjen nr.15 në Durrës .
Pas një një konflikti të çastit, 15-vjeçari me iniciale A. Ç., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin, shtetasin A.Ç.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





