Bashkia e Durrësit po kryen gjatë natës dezinsektimin e dezinfektimin e rrugëve, shesheve e hapësirave publike.
“Tashmë janë dezinfektuar akset kryesore të rrugëve të qytetit, shëtitorja Taulantia, rruga paralel me murin e portit, sheshet dhe hapësirat e tjera të gjelbëra”,- bën të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako, ndërsa publikon në rrjete sociale edhe një video me momente nga procesi.
“Punojmë 24 orë në terren për një qytet sa më të pastër”,- vijon më tej kryetarja e bashkisë në postimin e saj.





