Një efektiv policie dyshohet se është plagosur mbrëmjen e sotme në Rrugën e re të Portit në Durrës. Ai ka mbetur i plagosur kur një person nuk i eshte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por i ka dhënë gaz makinës duke goditur efektivin. Ky i fundit, identiteti i të cilit ende nuk dihet është dërguar me urgjencë në spital.

Sikundër duket edhe nga pamjet filmike të siguruara nga “DurrësLajm“, pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas me vrap.