E diela ka populluar plazhin e Durrësit me pushues vendas, por edhe nga kryeqyteti, Kosova e Maqedonia.

Megjithëse fryn pak erë, dielli i ngrohtë i ka ftuar njerëzit në vijën bregdetare të qytetit për të kaluar ditën e tyre të pushimit.

Ndërsa ky sezon duket se ka nisur mbarë, të gjithë shpresojnë që të vijojë i tillë, për qytetin që turizmin e ka motor të ekonomisë.