Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë me moton “kush dhuron gjak shpëton një jetë”.

Pranë bashkisë së qytetit bregdetar është ngritur një stacion i dhurimit të gjakut, ku të parët që dhanë kontributin e tyre ishin punonjësit e saj.

Nismës iu bashkua edhe kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila pasi dhuroi gjak ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës humanitare për të ndihmuar fëmijët talasemikë.