Dhoma e Avokatisë Vendore në Durrës ka vendosur ditën e sotme për bojkotimin e seancave në gjykata për datat 27, 28 dhe 29 qershor, në shenjë proteste për hartën e re gjyqësore.

Në mbledhjene e sotme avokatët e Durrësit në mënyrë unanime kanë vendosur:

1.Bojkotin Seancave Gjyqësore.

2.Bojkotin e Masave të sigurimit.

3.Bojkotimin e veprimeve hetimore.

4.Shfuqizimin e listave kryesisht.

Harta e re gjyqësore e miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hasur në pakënaqësitë e avokatëve në mbarë Shqipërinë të cilët shprehen se kjo ndarja e re do u rëndojë qytetarëve pasi do rrisë kostot e gjyqeve dhe do zgjasë seancat.

Kujtojmë se qyteti i Durrësit me hartën e re gjyqësore humb Gjykatën e Apelit dhe atë Administrative.