Këshilli Bashkiak Durrës miraton në unanimitet të dy pikat e rendit të ditës të mbledhjes së radhës.

Këshilltarët kaluan me dakordësi dy projektet vendimet që lidheshin me ndihmën ekonomike dhe miratimin e listës së 5 familjeve që do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.

Këshilltarët u njohën gjithashtu me një informacion për punën e bërë mbi parandalimin e dhunës më bazë gjinore në bashkinë Durrës.

Pikat e rendit të ditës:

PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6 % DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN QERSHOR 2022

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË DYTË PARAPRAKE TË 5 FAMILJEVE, QË KANË HUMBUR SHTËPITË INDIVIDUALE SI PASOJË E SHEMBJES NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, TË CILËT DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I ZHVILLIMIT TË ZONAVE TË REJA