FOTO ILUSTRUESE
Një punonjës i pastrimit të plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, teksa Shaban Ceni 64 vjeç, ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar.
Burime nga familja thanë se 64-vjeçari, prind i katër fëmijëve, punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth-Manzë.
Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.
Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën, çka ka bërë që ai të tërhiqet nga makineria dhe të përfundojë i pa jetë.
Policia e Durrësit nuk e ka raportuar ende si ngjarje në komunikaten ditore për shtyp, megjithëse bëhet fjalë për një incident në punë me pasojë vdekjen.





