Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Manzë ku humbi jetën punonjësi i pastrimit të plehrave, Shaban Ceni, vetëm pasi rasti u publikua në media.
Policia thotë se: “Në Manzë, shtetasi Sh. C., 64 vjeç, banues në Sukth, Durrës, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, te kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Sh.C, ka humbur jetën në spital”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





