Një aksident pa pasoja jete sapo ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Sipas personave në vendngjarje një manovrim i gabuar në krah të kundërt i një mjeti të vogël ka bërë që të mbetet si sanduiç mes 2 kamionëve të mëdhenj, shoferët e të cilëve kanë bërë përpjekje për ta shmangur rrezikun e jetës së pasagjerëve në makinën me ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë pritet mbërritja e grupit të policisë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij aksidenti.