Dy drejtues mjetesh në Durrës janë vënë në pranga këtë të premte.
F.S, 30 vjeç dhe E.B, 37 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, njofton policia.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:
F. S., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin K. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
E. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet kamion me drejtues shtetasin B. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





