Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë, që u gjet ditën e sotme i mbytur në det.
Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale H.S., 54-vjeçe, banuese në Tiranë, e cila sipas policisë është mbytur aksidentalisht.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 13 Durrës, në afërsi të urës të Dajlanit, dyshohet se aksidentalisht është mbytur shtetasja H. S., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





