Prej disa ditësh trafiku është rënduar në rrugët e Durrësit, sidomos në ato akse që të çojnë në bregdet.
Këtë të shtunë, në Unazën e Durrësit që lidh Shkozetin me Plepat, trafiku ka qenë tejet i rënduar.
Në pamjet që përcjell “DurrësLajm” shfaqet një numër i madh automjetesh të pushuesve që vijnë të pushojnë në plazhin e Durrësit,
Durrësi këtë sezon po regjistron një numër shumë të lartë turistësh të huaj dhe sezoni pritet të jetë mjaft i suksesshëm deri në shtator.





