Dita e parë e gushtit, që përkon me muajin me fluksin më të madh të pushuesve përgjatë vijës bregdetare, ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e Durrësit.

Në një nga akset hyrëse në qytet, tek rruga “Adria”, paraditen e sotme vihej re një varg i gjatë automjetesh, në hyrje dhe në daljen nga Durrësi.

Gushti është muaji kur popullsia e Durrësit thuajse dyfishohet, kjo dhe për shkak të kthimit në atdhe të mijëra emigrantëve që jetojnë e punojnë prej vitesh në perëndim.

Ngushtimi i rrugëve kryesore sjell trafik të rënduar brenda në qytet, gjë që bëhet shkak për vonesa të shumta për qytetarët për të mbërritur në destinacionin e dëshiruar.