Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi janë kapur në gjendje të dehur duke ngarë automjetet.

Të rinjtë nga Kosova, Anglia dhe Tirana akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Bëhet fjalë për shtetasit:

F. R., 27 vjeç, banues në Kosovë,

E. M., 22 vjeç, banues në Angli,

E. K., 34 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në Tiranë,

Ata janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.