Nata e dytë e “Festës së Miqësisë” ishte po aq entuziaste sa dhe e para në Durrës.
Shumë qytetarë durrsakë vendosën që mbrëmjen e së premtes ta kalonin duke festuar nën shoqërin e birrës Elbar dhe muzikës.
Festa do të vijojë edhe në dy ditët e fundit të javës, ndërsa sonte është radha e këngëtarëve Orgesa Zaimi, Land Kademi & Simpatico Band, që të performojnë muzikën e tyre për qytetarët. Ndërkohë natën e nesërme pritet që në skenën e vendosur në sheshin “Liria” në Durrës të ngjiten këngëtarët Mateus Frroku dhe Rea Nuhu.





