Rrugica e Centralit elektrik në Durrës është zhytur në terr mbrëmjen e sotme.

Nuk dihet nëse shkak është bërë ndonjë defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, apo Operatori i Shpërndarjes (OSHEE) e ka fikur ndriçimin publik për të kursyer energji.

Kjo e fundit s’do ishte aspak çudi, sidomos nëse do sillnim në vëmendje thirrjet e herë pas hershme të kryeministrit Rama për kursim.

Siç duket edhe nga pamjet që operatori Denis Simaku sjell për “DurrësLajm“, terrin e natës e çajnë vetëm dritat e shtëpive apo bizneseve përgjatë rrugës.