Më shumë se 3500 familje të bashkisë Durrës, që trajtohen me bonus qiraje, do ta marrin këtë të fundit brenda kësaj jave.
Burime nga bashkia konfirmojnë për “DurrësLajm” se është lëvruar fondi përkatës nga Thesari i Shtetit dhe brenda pak ditësh paratë do të kalojnë në llogaritë bankare të qytetarëve përfitues.
Familjet që trajtohen me bonus do të marrin njëherësh pagesën e muajit maj, qershor dhe korrik.
Prej më shumë se 3 muajsh, qytetarëve nuk u ishte depozituar kësti mujor i bonusit duke krijuar kështu vështirësi të shumta ekonomike për familjet, që prej gati 3 vitesh jetojnë me qira, pasi banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.





