Pranimet për nxënësit e rinj në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës do të bëhen të gjitha me konkurs.

Në një njoftim të drejtorisë së kësaj shkolle jepet një informacion i detajuar mbi datat e zhvillimit të konkurseve si dhe kuotat e pranimit.

NJOFTIM:

Në bazë të udhëzimit Nr.14,datë,12.05.2015”Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pranimit në shkollat e arsimit të orientuar”në mbështetjetë nenit102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,pikës 4 të nenit 24 të ligjit Nr.69/2102 ”Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” njoftoj se:

Pranimet në shkollën artistike “Jan Kukuzeli’’ zhvillohen të gjitha me konkurs.

• Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” ka filluar regjistrimet për të gjitha ciklet, për:

a. Klasa e parë dega muzikë (violinë, piano,violincel)

b. Klasa e gjashtë dega muzikë (në të gjitha degët e frymës, violë, fizarmonikë, kitare)

c. Klasa e dhjetë dega muzikë ( në të gjitha degët e frymës, violë, fizarmonikë, kitare, kontrabas, kanto etj )

d. Klasa e dhjetë arti figurativ (të gjitha specialitetet)

Konkurset për të gjitha degët do të zhvillohen në periudhën 01.09.2022-02.09.2022

Kuotat për vitin shkollor 2022-2023

• Kuota e pranimit për klasën e parë       30 nxënës

• Kuota e pranimit për klasën e gjashtë   10 nxënës

• Kuota e pranimit për klasat e dhjeta      42 nxënës  (20 nxënës arte figurative, 15 nxënës dega muzikë)

DREJTORIA