Shiu që nisi papritur mbrëmjen e sotme ka krijuar jo pak problematika në disa prej akseve rrugore kryesore të Durrësit.
Siç duket edhe nga fotot dhe video e siguruar nga “DurrësLajm”, rruga e Currilave dhe ajo pranë stacionit të trenit janë nën pushtetin e ujit.
Brenda pak minutash, uji në rrugë arriti në nivelin e disa centimetrave, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve





