Policia e Durrësit ka goditur dy raste të shpërndarjes së kokainës.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 30 vjeç, banues në lagjen nr.18, Durrës, pasi në lokalin në pronësi të tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektrike.

Po nga këto struktura, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 23 vjeç, banues në lagjen nr.18, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Evidentohen dhe goditen 2 raste të tjera të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë.

-Vihet në pranga 30-vjeçari që kishte përshtatur lokalin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Në pranga edhe një shtetas tjetër që qarkullonte me lëndë narkotike kokainë me vete.

-Sekuestrohen sasi të vogla lënde narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë, për veprar penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në lagjen nr.18, Durrës, pasi si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të 30-vjeçarit, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektrike.