Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente, në çatinë e një objekti të përbashkët.
Në pranga ka përfunduar edhe shtetasi me iniciale I.H., 39-vjeç, pasi me vetëgjyqësi ka prishur një pjesë të banesës së shtetasve të arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 51 vjeç dhe F. N., 40 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në çatinë e një objekti të përbashkët.
Gjithashtu në vijim të veprimeve për këtë çeshtje, u arrestua edhe shtetasi I. H., 39 vjeç, banues në lagjen nr.4, Durrës, pasi me vetëgjyqësi ka prishur një pjesë të banesës së shtetasve të arrestuar A. T dhe F. N.





