Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi është kapur i dehur në timon.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. F., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





