Një atentat me snajper ka dështuar ditën e djeshme në Durrës.
“DurrësLajm” mëson se në zonën e plazhit është tentuar t’i bëhet atentat me armë zjarri (snajper) ndaj Akil Nerjakut.
Atentati mësohet se ka qenë i mirë-organizuar, por fatmirësisht plani nuk ka shkuar si duhet.
Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje.





