Dy të rinj të moshave 23 dhe 22 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit këtë të shtunë.
23-vjeçari, banues në Vlorë u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Tjetri, shtetasi turk 22 vjeç u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Durrës, duke tentuar të ndihmojë shtetasen H. K., që të kalonte kufirin, me pasaportë të falsifikuar.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin R. H., 23 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasi turk B. K., 22 vjeç, banues në Turqi, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Durrës, duke tentuar të ndihmojë shtetasen H. K., që të kalonte kufirin, me pasaportë të falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





