Rrihen me njëri-tjetrin dy kunetërit në Durrës, policia i arreston të dy.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Durrë arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 35 vjeç dhe T. B., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.
Sipas policisë, 18-vjeçari T.B. është vëllai i bashkëshortes së 35-vjeçarit, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, ata kanë filluar të rrihen. Sherri ka agravuar deri aty sa kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.
Tanimë, do të përballen me drejtësinë që të dy për veprën penale “Dhuna në familje”.





